AMIK dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) e përfaqësuar nga Drejtori z. Emin HOXHAJ dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri z. Ejup MAQEDONCI, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, me synim forcimin e bashkëpunimit institucional në fushën e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar si dhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta që kontribuojnë në fuqizimin e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës.