AMIK dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Agjencia për Mbrojtje të Informacionit të Klasifikuar, e përfaqësuar nga Drejtori Emin HOXHAJ dhe Policia e Kosovës e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Gazmend HOXHA nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve përkatëse. Ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjelltë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar dhe verifikimit të sigurisë, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në fuqizimin e sigurisë shtetërore.