AMIK dhe AKSIK nënshkruan plan bashkëpunimi dypalësh

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët me date 13.03.2024 në prezencën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë z. Petrit MALAJ,  Drejtorit të AKI-së z. Petrit AJETI, Këshilltarit për Siguri të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Riad Nuredini  është nënshkruar “PLAN BASHKËPUNIMI DYPALËSH NDËRMJET AUTORITETIT TË SIGURISË KOMBËTARE TË SHQIPËRISË DHE AUTORITETIT TE SIGURISE KOMBËTARE TË KOSOVËS” të përfaqësuar nga: z. Emin HOXHAJ, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar  dhe z. Dorian TOLAJ, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Mbesim te përkushtuar që viteve në vijim të rrisim shkallën e bashkëpunimit në mes dy Autoriteteve si dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave ne fushën e mbrojtjes se informacionit te klasifikuar, konform direktivave te NATO – së dhe BE – së