Njoftim –  pajisja me CSP dhe CSI

Në përgjigje të kërkesave të shumta lidhur me procedurën e verifikimit të sigurisë për operatorët ekonomik, ju njoftojmë si në vijim:

Agjencia për Mbrojtjen e Informacioneve të Klasifikuara, pas miratimit të rregulloreve nga ana e Qeverisë,  ka marrë veprimet e nevojshme me qëllim të realizimit të objektivave të saja ligjore, respektivisht fillimin me procedura të verifikimit, rrjedhimisht pajisjen me CSP dhe CSI.

Luteni, që operatorët ekonomik të interesuar për aplikim për tu pajisur me  Certifikatë të Sigurisë Industriale (CSI), duhet t’ju referohen kritereve të përcaktuara sipas Rregullores (QRK) Nr. 12/2024 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në fushën Industriale.

Në bashkëngjitje gjeni formën model të kërkesës për fillimin e procedurave të verifikimit të miratuar nga AMIK. Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunim dhe mirëkuptim.