U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Prishtinë, 23 Janar 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur në takim zyrtar Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, z. Emin Hoxhaj.

Gjatë këtij takimi U.D. Kryeprokurorit Kelmendi dhe Drejtorit Hoxhaj kanë diskutuar për çështje që bien në kompetencë të dyja institucioneve, si dhe mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.