
Tiranë, 15-19 shtator 2024
Me ftesë të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), për herë të parë në Shqipëri, nga data 15-19 shtator 2024, në mjediset e Marriott Hotel Tirana, u zhvillua takimi Plenar i MISWG 2024, me pjesëmarrjen e delegacioneve të 38 shteteve të ndryshme dhe të 5 strukturave të BE dhe të NATO-s.
Seancën e hapjes Plenare e përshëndeti Zëvendëskryeministrja, Znj. Belinda Balluku.
Në cilësinë e të ftuarit nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) në Republikën e Shqipërisë, pjesë e këtij formati ishte edhe delegacioni i Republikës së Kosovës, kryesuar nga Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar z. Emin Hoxhaj.
Vlerësojmë lartë qasjen konstruktive dhe vëllazërore të kolegëve nga AKSIK, me ç’rast pjesëmarrja dhe mundësia e prezantimit të NSA-së(Nacional Security Authority) të vendit tonë, ishte mundësi e shkelqyer e promovimit të vlerave tona profesionale, njëherit patëm mundësi të takojmë dhe shkëmbejmë përvojat tona me shumë NSA të vende tjera, duke harmonizuar vullnetin për thellim të bashkëpunimit dhe arritje të marrëveshjeve të sigurisë GSA (General Security Agreement).








