AKI dhe AMIK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Sot, në Objektin Qëndror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI z. Petrit AJETI dhe Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar z. Emin HOXHA, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet AKI dhe AMIK.

Ky memorandum nënshkruhet me qëllim të ofrimit të ndihmës profesionale për funksionalizim sa më të shpejt të AMIK.

Prishtinë, 19/09/2023