Emin Hoxhaj është Drejtor i parë në Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, i  emëruar nga Kryeministri I Republikës së Kosovës,  z. Albin Kurti me date 11.09.2023

I lindur në fshatin Cërmjan , komuna e Gjakovës, datë 07.03.1976, i martuar, baba i tre fëmijëve, jeton me bashkëshorten, fëmijët dhe prindërit.

Shkollimin fillor dhe të mesëm  drejtimi “Ekonomi e Përgjithshme” të mbaruar në vendlindje ndërsa shkollimin e lartë drejtimi “Histori-Gjeografi”  përfunduar në Gjakovë.

Fakultetin Juridik të përfunduar në Universitetin  “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Pjesëtar i  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga  celulat e para e deri në mbarim të luftës.

Pjesë e Policisë së Kosovës nga data  08.01.2001, duke ushtruar pozita të ndryshme menaxhuese, përfshirë: shef i njësitit për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, shef në sektorin e hetimeve ne stacionin policor në Gjakovë etj, tani drejton Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

z. Emin HOXHAJ është drejtori i parë i emëruar i AGJENCISË PËR MBROJTJEN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

më 11 Shtator 2023