Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar
AMIK themelohet si Agjenci e sigurisë kombëtare në fushën e mbrojtjes se informacionit të
klasifikuar, për të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës dhe kontraktuesve të
tyre që në çfarëdo forme mund të kenë në administrim informacionet e klasifikuara.


AMIK është autoritet kompetent i sigurisë për Republikën e Kosovës, lidhur me mbrojtjen e
informacionit të klasifikuar të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare
- AMIK-u është institucion qendror i specializuar në fushën e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar me mandat për të organizuar, drejtuar e kontrolluar masat për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit te klasifikuar dhe verifikimin e sigurisë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës si dhe kontraktueseve të tyre, që ka përgjegjësi për:
- 1.1. hartim të politikave;
- 1.2. ndjekjen e procedurave;
- 1.3. mbikëqyrjen e institucioneve dhe kontraktuesve në kontratat e klasifikuara;
- 1.4. edukim të sigurisë;
- 1.5. sigurinë e personelit;
- 1.6. sigurinë fizike;
- 1.7. sigurinë e informacionit;
- 1.8. sigurinë industriale;
- 1.9. sigurimin e sistemeve të komunikimit dhe informacionit;
- 1.10. zhvillim të negociatave për lidhjen e marrëveshjeve të sigurisë me shtete përkatëse;
- 1.11. të mbikëqyrë zbatimin e traktateve apo instrumenteve ndërkombëtare mbi mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara dhe propozon marrjen e masave lidhur me këtë.

AMIK bashkëpunon me institucionet publike, operatorët ekonomik të interesuar dhe autoritetet
homologe të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare për kryerjen e detyrave të parashikuara
sipas legjislacionit në fuqi